Përfaqësuesja e Belgjikës në futboll e ka fituar pa ndonjë telashe ndeshjen miqësore ndaj Malit të Zi. Belgjika mposhti Malin e Zi me rezultatin 2:0 në Bruksel të mërkurën.
Golin e parë belgët e shënuan në minutën e 44-të me anë të Kevin De Bruynes. Ndërkohë golin e dytë për belgët e realizoi Leandro Trossard në minutën e 93-të nga penalltia. Për Malin e Zi nga minuta e parë u paraqit ish-mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç si dhe shqiptari Driton Camaj. Kuç e Camaj u zëvendësuan në minutën e 61-të.