Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, ka pranuar tre gola në disfatën që e pësoi Hatayspori të premten.
Hatayspori u mposht në shtëpi nga Konyaspori me rezultatin, 3:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të elitës së futbollit turk.
Bekaj golat i pranoi në minutën e dhjetë, të 70-të dhe të 90-të.
Për 27-vjeçarin Bekaj kjo ishte ndeshja e 15-të e zhvilluar këtë edicion në të gjitha garat.
Hatayspori ka 19 pikë në pozitën e parafundit dhe me shumë gjasa në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë.
Konyaspori e zë vendin e tetë me 40 pikë