Portieri i Kosovës, Visar Bekaj me Hataysporin të shtunën mbrëma e ndali në barazim 2:2 Beshiktashin.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 37-të të elitës së futbollit turk.
Për Bekajn kjo ishte ndeshja e katërt si startues te Hatayspori këtë edicion.
Mesfushori Massanga Matondo e kaloi në epërsi Hataysporin në minutën e 26-të të ndeshjes. Në minutën e 50-të portugezi Gedson Fernandes barazoi shifrat në 1:1, për Beshiktashin. Pesë minuta më pas Hatayspori kaloi sërish në epërsi me golin e nigerianit Fisayo Dele-Bashiru. Golin e barazimit për Beshiktashin e shënoi sulmuesi Vincent Aboubakar në minutën e 97-të nga penaltia.
Te Beshiktashi Milot Rashica luajti deri në minutën e 84-të, ndërsa Ernest Muçi u paraqit nga minuta e 65-të e ndeshjes.
Hatayspori me barazim renditet në vendin e 17-të me 38 pikë dhe rrezikon rënien nga liga. Beshiktashi është në vend të pestë me 56 pikë dhe po lufton për një pozitë më lartë që të dërgon në Ligën e Konferencës.