Futboll

Behrami për mungesën e Xhakës: Zvicrës i mungoi lideri në fushë

Granit Xhaka, Valon Behrami

Ish-mesfushori Valon Behrami ka thënë se Zvicra ishte pa lider në fushë në ndeshjen kundër Spanjës. Ai ka thënë se Manuel Akanji nuk ishte i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësitë në fushë. Ai ka shtuar se pa Granit Xhakën, Zvicra është pa lider në fushë. 

“Një problem tjetër është çështja e lidershpit. Pa Granit Xhakën mungon lideri i qartë në fushë. Manuel Akanji e bëri të qartë se nuk dëshiron të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Ai është një mbrojtës brilant, por jo dikush që bie në sy me fjalë. Stephan Lichtsteiner ishte një lider i natyrshëm që i shtynte ë gjithë. Ky lloj drejtuesi aktualisht mungon dhe kjo nuk do të ndryshojë brenda natës. Është më lehtë të luash pa shumë përgjegjësi. Të jesh lider është rraskapitëse, fizikisht dhe mendërisht”, ka vlerësuar Valon Behrami, ish-lojtari i rëndësishëm i përfaqësueses helvetike në kolumnën e tij për gazetën e madhe zvicerane “20 Minuten”. 

Xhaka mungoi ndaj Danimarkës për shkak të suspendimit. Ai në ndeshjen kundër Danimarkës u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa të dielën ndaj Spanjës mungoi shkaku suspendimit. Spanja fitoi thellë 4:1 ndaj Zvicrës pa një lojtarë më pak në fushë nga minuta e 20-të.