Futboll

Befasohet Tottenhami, mposhtet nga Wolverhamptoni

Wolves

Tottenham Hotspuri nuk ka arritur që të fitojë pikë në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Premier Leagues.

Tottenhami të dielën pasdite u befasua nga Wolverhamptoni pasi u mposht në udhëtim me rezultatin, 4:2.

Rayan Ait Nouri i kaloi në epërsi vendësit në minutën e dytë.

Djed Spence shënoi autogol në minutën e 38-të për 2:0 në të mirë të Wolverhamptonit.

Tottenhami shifrat i ngushtoi në minutën e 59-të me golin që e realizoi Mathys Tel.

Pesë minuta më pas, Jorgen Strand Larsen, realizoi për 3:1.

Richarlison në minutën e 85-të e shënoi golin e dytë për Tottenhamin por në fund nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren vendësve.

Matheus Cunha e shënoi golin përfundimtar për 4:2 në minutën e 86-të.

Për Wolverhamptonin kjo ishte fitorja e katërt rresht në ligë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ange Postecoglou, Tottenhami ka 37 pikë dhe e zë vendin e 15-të.

Wolverhamptoni është një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.