Futboll

Befasohet Liverpooli, mposhtet në “Anfield”

Liverpool

Liverpooli ka pësuar disfatë në “Anfield” nga Nottingham Foresti, në ndeshjen e xhiros së katërt të elitës së futbollit anglez. Ishte disfata e parë e Liverpoolit në këtë edicion të Premier Leagues. 

“Të kuqtë” e drejtuar nga trajneri holandez Arne Slot, humbën të shtunën 1:0. 

Mesfushori anglez, Callum Hudson-Odoi, e shënoi golin e fitores për mysafirët. 

Ai realizoi në minutën e 72-të. 

Nottingham Foresti me këtë fitore tani ka tetë pikë në katër ndeshje të luajtura, një më pak se Liverpooli.