Futboll

Bayerni synon shkëputje edhe më të madhe

Bayern

Bayern Muncheni është lider në Bundesligë me 42 pikë.

Të shtunën ekipi bavarez synon që të shkëputet edhe më shumë në elitën e futbollit gjerman, me fitore ndaj Wolfsburgut në “Allianz Arena”, nga ora 15:30.

Ndeshja i takon xhiros së 18-të.

Fitorja më e thellë e Bayernit ndaj Wolfsburgut është 6:0 në ndeshjen që është zhvilluar në vitin 2019.

Bayerni është në seri prej gjashtë fitoreve rresht në shtëpi ndaj Wolfsburgut.

Wolfsburgu ka 27 pikë dhe është në vendin e shtatë.

Në pozitën e dytë është kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayer Leverkuseni.

Leverkuseni të shtunën nga ora 18:30 do të përballet me Borussia Monchengladbachun.

Për Granit Xhakën ndeshja ndaj Monchengladbachut është e veçantë.

Xhaka nga vitit 2012 deri në vitin 2016 ishte pjesë e kësaj skuadre.

Monchengladbachu ka 24 pikë në vendin e 11-të.

Ndeshje tjetër interesante që luhet në kuadër të javës së 18-të është ajo ndërmjet Stuttgartit dhe Freiburgut.

Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:30.