Bayern Munichu synon që të shkëputet edhe më shumë në tabelën e Bundesligës gjermane, me fitore të mundshme ndaj Heidenheimit në “Allianz Arena”, të shtunën nga ora 15:30.
Ndeshja i takon xhiros së 13-të të elitës gjermane, ndërsa Bayerni prin me 30 pikë. Ka katër më shumë se Eintracht Frankfurti i vendit të dytë.
Frankfurti ballafaqohet me Augsburgun në të njëjtin orar, njësoj si kampioni në fuqi Bayer Leverkuseni që luan ndaj St. Paulit.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, Bayerni, mbetet ende pa humbje, me nëntë fitore e tri barazime.
Barazimin e fundit në ligë e kishte ndaj Borussia Dortmundit në “Der Klassiker”, falë golit të shënuar nga Jamal Musiala.
Por, bavarezët u befasuan në mesjavë në Kupë, kur u eliminuan nga Leverkuseni.
Bayerni e ka sulmin e mbrojtjen më të mirë. Ka shënuar 37 herë dhe ka pranuar tetë gola.
Heidenheimi aktualisht zë vendin e 16-të me tri fitore, një barazim e tetë humbje.
Kjo skuadër ka katër disfata rresht dhe e ka njërën prej mbrojtjeve më të dobëta në ligë me 24 gola të pranuar.