Bayer Leverkuseni titullin e kampionit në Gjermani mund ta festojë vetëm të dielën, nëse fiton ndaj Werder Bremenit në shtëpi.
Leverkuseni do të mund të shpallej kampion të shtunën nëse Bayern Munichu dhe Stuttgarti do të mposhteshin.
Por, bavarezët arritën fitore 2:0 ndaj Koelnit në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës gjermane.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Raphael Guerreiro në minutën e 65-të dhe Thomas Mueller në minutën e tretë të kohës shtesë, i shënuan golat e fitores për bavarezët.
Bayerni në vendin e dytë ka 63 pikë, 13 më pak se Leverkuseni lider.