Futboll

Kualifikim dramatik i Bayernit

Davies

Një intervenim i gabuar në minutën e 94-t i mbrojtësit të Celticut, Cameron Carter-Vickers, ia mundësoi Bayernit kualifikimin në një të tetën e finales të Ligës së Kampionëve. Amerikani Carter-Vickers në tentim për të larguar topin, qëlloi këmbën e Alphonso Daviesit, të cilit iu numërua goli i barazimit 1:1. 

Me rezultatin 1:1 gjigantit gjerman siguroi kalimin tutje në Champions. Bayerni kaloi në një të tetën e finales me rezultat të përgjithshëm 3:2. Javën e kaluar fitoi 2:1.

Celticu avancoi në minutën e 63-të me goli ne Nicolas-Gerrit Kuhn. Por nuk ia doli ta ruajë deri në fund të takimit dhe kështu eliminohet nga Championsi.


Bayerni po pëson nga Celticu

Bayerni është duke humbur 1:0 nga Celticu skocez.

Në Munih, golin për 1:0 e shënoi Nicolas-Gerrit Kuhn në minutën e 63-të.

Rezultati pas dy ndeshjeve është 2:2.

VIDEO: