Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena”, dhe i takoi xhiros së 31-të të Bundës ligës Gjermane.
Të dy golat e Bayernit i shënoi Harry Kane në minuten e nëntë dhe 61-të.
Golin e vetëm për Frankfurtin e shënoi Hugo Ekitike në minutën e 23-të.
Pas 31 ndeshjeve të zhvilluara, Bayerni është në vend të dytë në tabelë me 69 pikë, ndërsa Frankfurti është në pozitën e gjashtë me 45 pikë të grumbulluara.
Bavarezët e kanë fokusin te Liga e Kampionëve, ku në gjysmëfinale përballen me Real Madridin.