Futboll

Bayerni fiton ndaj Benficas me vështirësi

Bayern

Një gol i shënuar nga Jamal Musiala në “Allianz Arena” të mërkurën mbrëma, ia ka siguruar Bayern Munichut pikët e plota në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.

Musiala shënoi nga afërsia pas asistimit të Harry Kanet, në minutën e 67-të.

Ishte fitorja e dytë e bavarezëve që kanë edhe dy disfata. Tani kanë gjashtë pikë, aq sa ka edhe skuadra portugeze.

Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën rezervë te vendësit.