Bayern Muencheni nuk ka lejuar befasi të shtunën në kuadër të javës së 20-të të Bundesligës.
Bayerni shënoi fitore të vështirë në shtëpi ndaj Holstein Kielit me rezultatin 4:3.
Në fitoren e thellë të Bayernit, sulmuesi anglez, Harry Kane, kontribuoi me dy gola.
Goli i parë u shënua nga Jamal Musiala në minutën e 19-të.
Kane shënoi për 2:0 në fundin e pjesës së parë kurse për 3:0 realizoi në minutën e 46-të.
Shtatë minuta më pas, Serge Gnabry, ishte shënuesi i golit të katërt.
Golin e parë për mysafirët e realizoi Finn Porath në minutën e 62-të.
Dy golat e tjerë për Kielin i shënoi Steven Skrzybski në minutën e 91-të dhe 93-të por që në fund nuk mjaftuan për ta rrezikuar fitoren e Bayernit.
Bavarezët mbeten lider me 51 pikë.
Kieli ka 12 pikë në pozitën e parafundit. Po lufton për mbetje në ligë.