Mbrojtësi Hiroki Ito është transferuar nga Stuttgarti te Bayerni.
25-vjeçari nga Japoni ka firmosur me gjigantin bavarez deriu më 30 qershor të vitit 2028.
Te Bayerni janë shprehur të lumtur që kanë siguruar shërbimet e Itos. Vetë futbollisti ka theksuar se është nder i madh të luaj për njërin prej klubeve më të mëdha në botë.
“Bayerni është emër i madh edhe në Japoni. Gjithnjë kam dhënë më të mirën te Bayerni dhe jam falënderues ndaj klubit. Tani po shikoj para te sfida në Munih dhe dua të luaj rolin tim në rrugën e Bayernit drejt trofeve. Ishte koha për hapin para dhe Bayerni është klubi i përkryer për ta bërë këtë”, ka thënë Hiroki Ito.