Trajneri i Bayern Municuht, Thomas Tuchel, ka thënë se nuk do ta lejojë veten që të “ndikohet” nga peticioni ku i kërkohet atij të qëndrojë në krye të skuadrës.
Peticioni është bërë që 50-vjeçari të qëndrojë në “Allianz Arena”, dhe deri tani është nënshkruar nga 12 mijë përkrahës të Bayernit. Tifozët po kërkojnë që Ralf Rangnick mos ta marrë drejtimin e klubit gjerman.
Bayerni njoftoi në muajin shkurt se Tuchel do të largohet në fund të edicionit aktual, një vit para se t’i skadojë kontrata.
“Edhe pse kjo çështje është e mirë për mua kur tifozët kërkojnë qëndrimin tim, nuk është prioritet”, ka thënë Tuchel.
Ralf Rangnick, ish-trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit, ka nisur bisedimet me Bayernin për zëvendësimin e ish-trajnerit të Chelseat.