Michy Batshuayi është transferuar tek Eintracht Frankfurti nga Galatasaray. Sulmuesi firmosi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa Frankfurti pagoi dy milionë euro për transferimin e tij.
Bundesliga është e njohur për Batshuayin. Belgu ishte huazuar nga Chelsea te Dortmundi në pjesën e dytë të edicionit 2017/18 dhe realizoi nëntë gola në 14 paraqitje.
31-vjeçari ka luajtur edhe për Anderlechtin, Standardin, Valencian, Crystal Palacen, Beshiktashin e Fenerbahçen.
Për Belgjikën i ka 27 gola në 55 paraqitje.