Futboll

Bastoni, i vetmi futbollist i Interit pa lëndime

Alessandro Bastoni

“La Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është i vetmi lojtar i “nerazzurrëve” që nuk ka pësuar asnjë lëndim në edicionin aktual.

Interi ka zhvilluar 51 ndeshje në këtë sezon dhe ka pesë të tjera për t’i luajtur në Serie A, si dhe të paktën dy në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas përfundimit të sezonit, Interi do të luajë edhe në Botërorin e klubeve nga mesi i muajit qershor deri në mesin e muajit korrik.

Ylli i mbrojtjes së Interit ka munguar në vetëm tri ndeshje, por jo për shkak të lëndimeve. Ai ishte pushuar në dy ndeshje dhe një tjetër ndaj Udineses kishte munguar shkaku i kartonëve.

Do të mungojë edhe kundër Romës të dielën nga ora 15:00, pasi është i dënuar me një ndeshje.

Sipas faqes “Transfermarkt” që merret me statistika të lojtarëve, bashkë me William Saliban e Arsenalit, Bastoni është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Çmimi i tij është 80 milionë euro.

26-vjeçari e ka një gol të shënuar dhe pesë asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.