Futboll

Bashkëlojtari i Zhegrovës mund të pensionohet në moshë të re

Samuel Umtiti

Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës te skuadra e Lillet, Samuel Umtiti, mund të pensionohet nga futbolli aktiv, pavarësisht se është 31-vjeçar. 

Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi “Football-Espana”. 

Umtiti, që në të kaluarën ka luajtur edhe te Barcelona, Lyoni e Lecce, ka telashe të vazhdueshme me gju. 

Mbrojtësi i Francës e ka luajtur vetëm një ndeshje në vitin 2024 dhe dy herë u është nënshtruar operimeve në gju, një herë në muajin shkurt e një herë tjetër në muajin gusht. 

Ai ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Umtiti me Franëcn e ka fituar Kupën e Botës 2018.