Futboll

Baseli magjepset nga sulmuesi që ka muaj që po pret golin

Albian Ajeti

Just Fontaine (1933 – 2023) shënoi 13 gola për Francën në Kupën e Botës 1958 në Suedi. Pavarësisht rekordit të tij, sulmuesi legjendar nuk ka arritur asnjëherë të fitojë një titull të Botës – ndryshe nga Olivier Giroud 38-vjeçar. Si lojtar i përbërjes së parë, lojtari aktual i Los Angeles fitoi titullin e Botës me Francën në vitin 2018. Në Rusi, Giroud jo vetëm që nuk arriti të shënonte gol në 546 minuta, ai nuk gjuajti asnjëherë drejt portës në shtatë ndeshjet e Kupën e Botës.

Kritikat në Francë ndaj sulmuesit u bënë gjithnjë e më të forta gjatë turneut.

“Ekipi ka nevojë për të në çdo ndeshje. Edhe nëse nuk shënon gol, ai jep kontribut të madh për ne”, tha trajneri Didier Deschamps dhe vazhdoi t’i besonte Giroudit. Pak më vonë, Franca festoi titullin e dytë të Botës.

Seria e fitoreve falë Ajetit

Edhe Albian Ajeti po dëshmon se një qendërsulmues nuk duhet domosdo të shënojë gola që skuadra e tij të luajë futboll të suksesshëm. Në katër ndeshjet e fundit lojtari i Baselit ka qenë në titullar nën drejtimin e Fabio Celestinit 49-vjeçar, ndonëse nuk ka shënuar që nga fillimi i muajit nëntor. Baseli i fitoi katër ndeshjet.

“Ai luajti sërish shkëlqyeshëm absolutisht”, tha trajneri Baselit pas fitores 5:0 ndaj Yverdonit, ndonëse Ajeti nuk shënoi asnjë nga pesë golat. Megjithatë, sulmuesi pati një paraqitje të fortë kundër Yverdonit.

Pavarësisht nëse luhet në ajër apo në tokë, lojtari që ka luajtur 11 ndeshje për Zvicrën, ruan çdo top. Ajeti fiton 70 për qind të dueleve në fushë – një statistikë e jashtëzakonshme për një sulmues.

Gjashtëshe me yll

Edhe pse e ka përfunduar ndeshjen pa shënuar, Ajeti luajti rol vendimtar në dy golat e Baselit.

“Më duhet t’i bëj komplimente Albinit. Për ne ai ishte pjesa e përkryer e fitores”, tha Dominik Schmid, 28-vjeçar, pas fitores kundër Yverdonit.

“Kushdo që nuk e sheh atë që ai po bën, nuk ka ide për futbollin. Meriton gjashtëshe me yll”.

Prandaj Ajeti ka gjasa më shumë se Kevin Carlos 24-vjeçar të paraqitet nga fillimi në gjysmëfinale të Kupës të dielën, edhe pse spanjolli ka shënuar dhjetë gola këtë sezon.

Herët a vone Ajeti do t’u kthehet golave. Është e mundur që historia e Oliver Giroudit e bën atë të sigurt. Me 57 gola ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Milanit mban rekordin për gola të shënuar të Francës – pavarësisht një Botërori të mbyllur pa gjuajtur asnjëherë drejt portës.