Futboll

Baroni, trajner i Lazios

Marco Baroni

Marco Baroni është trajner i ri i Lazios. Ish-trajneri i Hellas Verona e zëvendëson Igor Tudorin.

60-vjeçari Baroni e fillon punën më 1 korrik, ndërsa kontrata e tij me Lazion është shumëvjeçare.

Vetëm të hënën Baroni shkëputi kontratën me Veronan. Tudor kishte qëndruar në krye të Lazios më pak se tre muaj, ndërsa dha dorëheqje javën e kaluar.

Lazio përfundoi e shtata në Serie A në edicionin e kaluar dhe u kualifikua në Ligën e Evropës.

Lecce, Frosinone e Benevento janë skuadrat tjera që i ka drejtuar Baroni.