Enis Bardhi e ka shënuar golin e parë me fanellën e klubit turk, Bodrumspor. Bardhi kontribuoi me gol të dielën në fitoren e Bodrumsporit.
Bodrumspori në udhëtim e mposhti Rizesporin me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit turk.
29-vjeçari Bardhi realizoi për 2:0 në minutën e 63-të. Skuadra e Rizesporit nga minuta e 40-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Samet Akaydin u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Bardhi e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Ndeshjen te mysafirët e kompletoi edhe Arlind Ajeti kurse Taulant Seferi në lojë u inkuadrua nga minuta e 64-t. Te vendësit deri në minutën e 74-t u paraqit sulmuesi Altin Zeqiri.
Për Bardhin ky ishte goli i parë i shënuar këtë edicion. Ka edhe një asistim. Rizespori ka 33 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Bodrumspori ka tri pikë më pak dhe e zë vendin e 15-të.
Po lufton për mbetje në ligë.