Mesfushori Enis Bardhi ka realizuar gol në ndeshjen e parë të Maqedonisë së Veriut në Grupin 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Maqedonia e Veriut ka barazuar me rezultatin 1:1 me Ishujt Faroe.
Bardhi e realizoi golin e barazimit në 1:1 në minutën e 49-të nga pika e bardhë.
Tre shqiptarë ishin titullarë te Maqedonia e Veriut: Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Enis Bardhi. Nga fillimi i pjesës së dytë u inkuadruan edhe Ezgjan Alioski dhe Lirim Qamili.
Ndeshjen e radhës, Maqedonia e Veriut e ka ndaj Armenisë të martën. Në grup është edhe Letonia.
Enis Bardhi equalizer! Faroe Islands 1-0 North Macedoniapic.twitter.com/sBjs1igYka
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024