Barcelona do të jetë pa supertelentin spanjoll, Lamine Yamal, në ndeshjen ndaj Celta Vigos.
Barça të shtunën do të jetë mysafire e Celta Vigos.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 14-të të La Ligas.
Yamali ka probleme me kyçin e këmbës. 17-vjeçari Yamal i mungoi gjigantit spanjoll në dy ndeshjet e fundit kampionale. Gjithashtu Yamali i mungoi Spanjës në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, të premten në konferencë për shtyp ka deklaruar se është e rëndësishme që Yamali të kthehet në formën më të mirë fizike pas lëndimit.
“Lamine nuk mund të luajë nesër, do të shohim kur do të kthehet. Është e rëndësishme për ne që ai të kthehet në gjendjen më të mirë fizike”, ka thënë Flick.
Yamal është shumë i rëndësishëm për Barcelonën.
Sulmuesi i talentuar këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat.
Ka kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime.