Futboll

Barcelona synon transferimin e Haalandit për ta mbajtur Xavin

Erling Haaland

Barcelona raportohet se po planifikon një transferim bombastik të sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, më 2025, në përpjekje për ta mbajtur trajnerin Xavin.

Xavi në janar njoftoi se në fund të sezonit aktual do të largohet nga Barça. Që nga ajo kohë, klubi ka arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe ka ngushtuar distancën me Real Madridin që prin në garën për kampion në Spanjë. Këto kanë shtuar spekulimet se Xavit mund t’i ofrohet një propozim për të qëndruar.

Barcelona do të përpiqet ta bëjë këtë me planin e transferimeve. Sipas “MundoDeportivo”, ylli norvegjez do të jetë caku në verën e vitit 2025.

Në të kaluarën, Haalandi ka qenë i lidhur me një kalim te Reali, por Barcelona ka besim se mund të garojë për nënshkrimin e tij.

Aktualisht, 23-vjeçari ka kontratë me Cityn deri më 2027.