Barcelona mbeti e pamposhtur në La Liga në vitin 2025, ndonëse të martën mbrëma fitoi me vështirësi ndaj Mallorcas.
Goli i Dani Olmos një minutë pasi nisi pjesa e dytë ishte i vetmi që u shënua, por që ishte i vlefshëm për pikët e plota.
Në ndeshjen e së martës mbrëma, Barcelona shkroi histori sa u përket statistikave.
I pati në total 40 gjuajtje, duke e barazuar rekordin për tentime brenda një ballafaqimi. Një gjë e tillë brenda një ndeshjeje kishte ndodhur vetëm një herë që prej edicionit 2003-04 në La Liga, sipas “OptaJose”, që merret me statistika të ndeshjeve.
Dhjetë gjuajtje në drejtim të portës i pati Lamine Yamal.
Merita që Mallorca nuk pranoi më shumë gola i pati portieri Leo Roman, i cili pati 12 pritje.
Rekord vendosi Pedri, lojtari më i mirë i ndeshjes. 22-vjeçari regjistroi 18 rikuperime të topit kundër Mallorcas, duke e thyer rekordin që e kishte vendosur me 17 rikuperime ndaj Celta Vigos të shtunën.
Në këtë ballafaqim te Mallorca nuk luajti sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Shtatlarti i “Dardanëve” ishte i lënduar.
Te Barcelona për shkak të lëndimit nuk luajti as Robert Lewandowski.