Futboll

Barcelona largon dy futbollistë

Barcelona

Foto ilustrim

Sulmuesi brazilian, Vitor Roque, dhe mbrojtësi francez, Clement Lenglet, nuk do të jenë pjesë e Barcelonës për edicionin 2024/2025. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gjigandi spanjoll.

Roque është huazuar te skuadra e Real Betisit për një edicion, me mundësinë e huazimit edhe për një vit tjetër.

Braziliani ishte transferuar te Barcelona në verën e vitit të kaluar dhe në 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar dy gola.

Ndërkohë francezi Lenglet është huazuar për një vit tek Atletico Madridi. Atletico nuk e ka opsionin e blerjes së kartonit të Lengletit.

29-vjeçari është pjesë e Barcelonës nga viti 2018. Ai në dy edicionet e fundit ka luajtur si i huazuar te Tottenham Hotspuri dhe Aston Villa.