Futboll

Barcelona konfirmon lëndimin e Torresit

Ferran Torres

Skuadra e Barcelonës e ka konfirmuar lëndim e sulmuesit Ferran Torres. Sipas njoftimit të Barçës, Torres e ka lënduar një muskul te prapmë te kofshës së djathtë.

Ai u lëndua në ndeshjen e së dielës ndërmjet Barcelonës dhe Deportivo Alavesit. Ferran Torres ishte detyruar të zëvendësohej në minutën e gjashtë të ndeshjes me mbrojtësin Eric Garcia.

Raportohet se Torres do të jetë jashtë fushave rreth tetë javë. Do t’i mungojë edhe përfaqësueses së Spanjës në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Te Barcelona janë të lënduar edhe Marc-Andre ter Stegen, Dani Olmo, Gavi, Ronald Araujo, Andreas Christensen, Marc Bernal dhe Fermin Lopez.