Atletico Madridi kishte epërsi prej dy golave deri në minutën e 70-të.
Por këtë epërsi nuk e ruajti, për shkak edhe të meritës së lojtarëve të Barcelonës që fituan dhe u kthyen në vendin e parë në renditjen e kampionatit elitar spanjoll.
Ndeshjen e xhiros së 28-të e La Ligas, të zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Metropolitano”, Barcelona e fitoi 4:2.
Julian Alvarez dhe Alexander Sorloth shënuan në minutën e 45-të dhe të 70-të.
Aksione të mira ndërtuan edhe lojtarët mysafirë, ndërsa Robert Lewandowski realizoi për mrekulli në minutën e 72-të për 2:1.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Raphinha harkoi në zonë kurse me kokë nga afërsia për 2:2 realizoi Ferran Torres.
Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq supertalenti 17-vjeçar, Lamine Yamal, që shënoi edhe falë devijimit nga një lojtar i Atleticos.
Tjetër gol për 4:2 shënoi Torres, në minutën e tetë të kohës shtesë.
Barcelona kthehet në vendin e parë me 60 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë.
Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë me 56 pikë.