La Liga është duke e shqyrtuar mundësinë që ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndeshje është paraparë që të zhvillohet më 22 dhjetor.
Vendimi përfundimtar do të merret nga FIFA. Kështu ka raportuar të martën “Daily Sports”.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur dëshirën e tij që ndeshjet e elitës spanjolle të luhen edhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Spanjë.
Barcelona dhe Atletico do të përballen edhe në Superkupën e Spanjës, turne që është planifikuar të mbahet në muajin janar në Arabinë Saudite. Barça këtë edicion në La Liga ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e parë.
Atletico ka 20 pikë dhe është në vendin e tretë.