Futboll

Ferizaj e mposht Llapin

KF Ferizaj

(Përditësim 16:02) - Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen që i takoi javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll. 

Ferizaj të martën pasdite e mposhti në shtëpi Llapin me rezultatin 2:1. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Valmir Nafiu në minutën e 11-të. 

Gjashtë minuta më pas, Blend Baftiu, i barazoi shifrat. 

Antonio Ilieski e realizoi golin e fitores për Ferizajn në minutën e 43-të. 

Për Ferizajn kjo ishte fitorja e dytë rresht. 

Vendësit nga minuta e 91-të ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Betim Haxhimusa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Ferizajt iu anulua edhe një gol i sulmuesit, Abdeen Temitope Abdul, në minutën e 68-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Ferizaj është në vendin e pestë me 32 pikë. 

Llapi renditet në pozitën e tetë me 26 pikë.


Ferizaj në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Ferizajt e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Llapit.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Valmir Nafiu në minutën e 12-të.

Gjashtë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat.

Blend Baftiu shënoi për 1:1.

Për 2:1 realizoi Antonio Ilieski në minutën e 43-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.


Ferizaj sërish në epërsi

Skuadra e Ferizajt ka kaluar sërish në epërsi ndaj Llapit.

Për 2:1 realizoi Antonio Ilieski në minutën e 43-të.

 Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Ferizajt ka kaluar sërish në epërsi ndaj Llapit.

Për 2:1 realizoi Antonio Ilieski në minutën e 43-të.

 Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës.


Barazon Llapi

Llapi i ka barazuar shifrat ndaj Ferizajt.

Për 1:1 shënoi Blend Baftiu në minutën e 18-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.


Ferizaj në epërsi

Skuadra e Ferizajt ka kaluar në epërsi ndaj Llapit.

Valmir Nafiu realizoi për 1:0 në minutën e 12-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.