Prishtina e Drita kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja e luajtur të mërkurën në Lipjan ofroi raste, por jo edhe gola. Në pjesën e parë Prishtina e dërgoi topin në portë.
Leutrim Kryeziu realizoi, pasi Igball Jashari fitoi një top. Por arbitri Genc Nuza anuloi golin pas rishimit të situatës në VAR. Vlerësoi se Jashari kishte prekur topin me dorë.
Po përmes VAR-it, Nuza anuloi një penallti që e dha për Prishtinën, për lojë me dorë të një lojtari të Dritës.
Rastet e saj i kishte edhe skuadra gjilanase, që megjithatë nuk konkretizoi.
Kështu finalistja e Kupës së Kosovës do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, më 17 prill në Gjilan.
Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Prishtina – Drita
Nuk janë realizuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Prishtina – Drita, që po zhvillohet në Lipjan.
Në fakt Prishtina shënoi, por arbitri anuloi golin për prekje të topit me dorë.
Raste kishte edhe Drita, por gola nuk u konkretizuan.
Është anuluar goli i Prishtinës i shënuar ndaj Dritës.
Arbitri Genc Nuza mori vendimin pas rishikimit të gjatë të situatës në VAR.
Ai në minutën e 27-të sinjalizoi për lojë me dorë nga Igball Jashari, që fitoi topin para se Kryeziu të shënonte.
Prishtina në epërsi ndaj Dritës
Prishtina ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dritës së Gjilanit, në gjysmëfinale të Kupës.
Është Leotrim Kryeziu që shënoi me goditje nga zona në minutën e 24-t, pas një topi të fituar nga Igball Jashari.
Ka nisur ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, që i takon gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Në minutën e gjashtë arbitri Genc Nuza dha penallti për Prishtinën, për lojë me dorë të një lojtari të Dritës.
Por pas rishikimit të VAR-it e anuloi vendimin.
Rezultati mbetet 0:0.
Në gjysmëfinalen tjetër po përballen Ballkani e Suhareka.