Futboll

Barazojnë Aston Villa e Chelsea

Chelsea - Aston Villa

Aston Villa dhe Chelsea kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të të Premier Leagues angleze të shtunën në mbrëmje.

Ekipet barazuan 2:2 në ndeshjen e zhvilluar në Villa Park.

Aston Villa nisi më mirë ndeshjen duke realizuar dy herë në pjesën e parë. Fillimisht epërsinë ia siguroi autogoli i Marc Cucurellas ndërsa golin e dytë e realizoi Morgan Rogers në fund të pjesës së parë.

Chelsea megjithatë u rikthye në pjesën e dytë përmes Noni Maduekes dhe supergolit të Conor Gallagherit.

Në tabelë, Villa mbetet e katërta me 67 pikë të tubuara. 

Chelsea është i nënti me 48 pikë.