Royale Unioni dhe Roma të enjten kanë barazuar 1:1 në kuadër të javës së katërt të Ligës së Evropës.
Për Romën ky ishte barazimi i dytë këtë edicion në “Europa League”.
Gianluca Mancini e kaloi në epërsi Romën në minutën e 62-të.
Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë.
Kevin Mac Allister i barazoi shifrat në 1:1 për vendësit në minutën e 77-të.
Roma ka edhe një fitore dhe një humbje.
Renditet në pozitën e 16-të me pesë pikë.
Royale Unioni pas katër xhirosh ka dy barazime dhe dy disfata.
Është në vendin e 30-të me dy pikë.