Futboll

Ballkani vazhdon me fitore

Ballkani

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa për Gjilanin humbja e dytë. Ballkani të enjten në Suharekë, mposhti Gjilanin me rezultat minimal, 1:0. Ndeshja Ballkani – Gjilani i takoi xhiros së 29-të.

Golin e fitores për Ballkanin e shënoi Sunday Adetunji. Ai shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 32-të.

Ballkani ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak në fushë. Me karton të kuq në minutën e 89-të u ndëshkua Inacio.

Me fitore, Ballkani mbetet prapa dhjetë pikë lideres Dritës. Ballkani nga 29 ndeshje ka fituar 53 pikë. Gjilani zë vendin e gjashtë me 38 pikë. Gjilani është në garë për mbijetesë. Në javë ne 30-të, Gjilani luan në shtëpi ndaj Dukagjinit, kurse Ballkani përballet në Drenas kundër Feronikelit 74.