Futboll

Ballkani në epërsi

Ballkani

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në ndeshjen që i takon javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Bleart Tolaj në minutën e 32-të realizoi për 1:0.

Prishtina barazon me kampionin

4 muaj më parë / 24 nën 2024 18:55
KF Ballkani - Prishtina

skuadra e Prishtinës e ka ndalur në barazim 1:1 kampionin e Kosovës në futboll, Ballkanin.

Ndeshja u luajt të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takoi xhiros së 14-të të kampionatit kosovar.

Bleart Tolaj shënoi gol në minutën e 32-të për ta kaluar në epërsi Ballkanin.

Leotrim Kryeziu në minutën e 61-të i barazoi shifrat për vendësit.

Ballkani është në pozitën e dytë me 26 pikë.

Prishtina ka katër pikë më pak dhe është në vendin e katërt.

Prishtina barazon rezultatin

4 muaj më parë / 24 nën 2024 18:23
Leotrim Kryeziu

Me golin e shënuar nga Leotrim Kryeziu, Prishtina i ka barazuar shifrat në duelin ndaj Ballkanit.

Kryeziu shënoi në minutën e 61-të.

Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

4 muaj më parë / 24 nën 2024 17:56
Bleart Tolaj

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Bleart Tolaj shënoi për 1:0 në minutën e 32-të.