Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, dhe skuadra gjilanase, Drita, i kanë mësuar kundërshtarët në rast të kalimit në plejof të Ligës së Konferencës.
Ballkani do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet skuadrës nga Bjellorusia, Dinamo Minsk dhe skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Drita do të ketë punë të vështirë, në rast të kalimit në plejof. Do të takohet me fituesin e ndeshjes Brondby - Legia Varshavë.
Ballkani në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Larnen e Irlandës së Veriut. Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja e kthimit luhet më 15 gusht në Irlandë të Veriut. Skuadra gjilanase Drita në raundin e tretë kualifikues do të luaj ndaj Audas të Letonisë. Drita në ndeshjen e parë e luan si mysafire të enjten.