Futboll

Balde nuk rikuperohet në kohë, mungon ndaj Interit

Alejandro Balde

Mbrojtësi i krahut të majtë të Barcelonës, Alejandro Balde, nuk ka arritur që të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Interit.

Barça të mërkurën nga ora 21:00 e pret Interin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit luhet më 6 maj. 

“Mundo Deportivo” ka raportuar të hënën se Balde është duke u përballur me një lëndim në muskujt e kofshës së majtë. 

Ai i ka munguar Barçës në katër ndeshjet e fundit.

Spanjolli Balde po ashtu do t’i mungojë gjigantit katalunas në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Real Valladolidit që zhvillohet më 3 maj. 

Ndaj Interit, trajneri i Barçës, Hansi Flick, nuk do të mund të llogarisë as në sulmuesin kryesor të skuadrës, Robert Lewandowski. 

Edhe Lewandowski po përballet me një lëndim në kofshën e majtë dhe është në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen e kthimit ndaj Interit.