Futboll

Bajrami mund t’i bashkohet Bolognas

Nedim Bajrami

Nedim Bajrami

Mesfushori Nedim Bajrami mund t’i bashkohet Bolognas gjatë afatit kalimtar të verës. Mësohet se drejtuesit e Bolognas e kanë ndjekur nga afër Bajramin dhe tashmë kanë nisur kontaktet me Sassuolon për transferimin e tij. 

Në Itali raportohet po ashtu se Bologna është e gatshme t’i shpenzoj gjashtë milionë euro për transferimin e mesfushorit të Shqipërisë. 

25-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Sassolos nga Empoli. Ai në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë. 

Bajrami ka edhe 21 ndeshje të luajtura për Shqipërinë. Ka shënuar tri gola me fanellën kuqezi.