Futboll

Bajrami asiston në fitoren e Sassuolos

Nedim Bajrami

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka kontribuar me asistim në fitoren që Sassuolo e siguroi të premten në Kupën e Italisë.

Sassuolo në raundin e parë të Kupës së Italisë e mposhti Cittadellan me rezultatin 2:1. Bajrami asistoi te goli i parë i Sassuolos në minutën e 45-të , që e realizoi italiani Samuele Mulattieri. Bajrami luajti për 65 minuta.

Sassuolo nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Serie B, që është kategoria e dytë e futbollit italian.