Futboll

AZ Alkmaari befason Tottenhamin

AZ Alkmaari

AZ Alkmaari e ka befasuar Tottenhamin në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Evropës.

Skuadra holandeze fitoi 1:0 në shtëpi përballë ekipit elitar të Anglisë dhe me epërsi prej një goli, udhëton në Londër për duelin kthyese pas një jave.

Sfida u vendos në minutën e 18-të, kur mesfushori suedez, Lucas Bergvall, realizoi autogol.