Donis Avdijaj ka kontribuar me asistim në barazimin e skuadrës së Hartbergut.
Hartbergu të premten mbrëma barazoi në shtëpi 1:1 me Grazerin.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit austriak.
Avdijaj asistoi te goli i epërsisë që e realizoi Dominik Prokop në minutën e nëntë.
Ai u paraqit deri në minutën e 86-të dhe ishte prej më të mirëve.
28-vjeçari Avdijaj këtë edicion ka 11 gola dhe 13 asistime në 31 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.