Futboll

Augsburgut i kushtojnë shtrenjtë protestat me “çokollata”

Augsburgu - Tifozet hedhin

Augsburgu ka marrë dënim të rëndë nga Federata e Futbollit e Gjermanisë për shkak të protestave të tifozëve të saj ndaj investitorëve të huaj privatë. 

Federata gjermane ka njoftuar të premten se Augsburgu ka marrë gjobë totale prej 31 mijë eurove për shkak të sjelljeve të tifozëve në dy raste të ndryshme. 

Incidenti i parë ka qenë në fillim të muajit shkurt në udhëtim te Bochumi, që përfundoi 1:1. 

Tifozët e Augsburgut kanë hedhur në fushë “objekte të ndryshme, veçanërisht çokollata në formë të parave”, në minutën e 20-të. 

Ndeshja ishte ndërprerë për tre minuta, ndërsa për këtë rast, Augsburgu është dënuar me 11 mijë euro. 

Me 20 mijë euro tjera, Augsburgu është dënuar për shkak se tifozët e këtij ekipi, përveç çokollatave në formë të parave, kanë hedhur edhe topa të tenisit në fushë.