Futboll

Atletico transferon Sorlothin

Alexander Sorloth

Sulmuesi Alexander Sorloth nga edicioni i ardhshëm do të luajë për Atletico Madridin. Të shtunën mbrëma klubi spanjoll ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e norvegjezit nga Villarreali. Sorloth i ka përfunduar testet mjekësore dhe do të jetë gati për trajnerin Diego Simeone.

“Klubi ynë dhe Villarreali kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit norvegjez, i cili ka nënshkruar kontratë për katër sezonet e ardhshme. 28-vjeçari është sulmues me fuqi të madhe fizike”, ka njoftuar Atletico Madridi.

Sorloth tek Atletico shihet si zëvendësues ideal i Alvaro Moratas që është transferuar te Milani. Villarreali i ka fituar 32 milionë euro nga shitja e 28-vjeçarit. Sorloth edicionin e kaluar në La Liga e përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë me 34 gola të realizuar.