Futboll

Atletico prezanton Gallagherin

Conor Gallagher

Conor Gallagher

Mesfushori anglez Conor Gallagher ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atletico Madridin. Kalimin nga Chelsea e ka bërë të ditur të mërkurën klubi spanjoll, Atletico.

Raportohet se Atletico për Gallagherin ka paguar 36 milionë euro.

24-vjeçari u zhvillua si futbollist te Chelsea, ndërsa për ekipin e parë  të klubit anglez ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime në 95 ndeshje. Ai për disa vjet ishte huazuar edhe te disa skuadra angleze. Luajti për Swansean, Charltonin dhe West Bromwich Albionin.

Mesfushori debutoi për Anglinë në nëntor të vitit 2021. Ai ka luajtur për Anglinë 18 ndeshje.