Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi të shtunën mbrëma nga Atletico Madrid në kuadër të javës së 18-të të La Ligas spanjolle. Barcelona u mposht me rezultatin 2:1.
Pedri kishte realizuar golin e epërsisë për Barcelonën në minutën e 30-të. Por, Atletico realizoi dy herë në pjesën e dytë. Rodrigo de Paul (60’) barazoi shifrat në 1:1, ndërsa Alexander Sorloth (90+6’) realizoi golin e fitores për Atleticon.
Xhiron e kaluar Barcelona pësoi 1:0 në shtëpi nga Leganesi.
Me fitoren ndaj Barcleonës, Atletico Madridi ka marrë kreun e renditjes në La Liga me 41 pikë pas 18 ndeshjeve. Barcelona është e dyta me 38 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Real Madridi është i treti me 37 pikë nga 17 ndeshje të luajtura.