Futboll

Atletico merr kryesimin në La Liga

Atletico Madrid

Atletico Madridi ka dalë në vendin e parë në elitën e futbollit spanjoll pas fitores ndaj Osasunas. Atletico ka 14 fitore rresht në të gjitha garat.

Është duke kaluar formë shumë të mirë dhe të dielën mbrëma shënoi fitore ndaj Osasunas me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 19-të të La Ligas.

Golin e fitores e shënoi Julian Alvarez në minutën e 55-të.

Atleticos iu anulua edhe një gol në minutën e shtatë për shkak të prekjes me dorë të sulmuesit francez, i Antoine Griezmann.

Atletico pas 19 ndeshjeve ka 44 pikë.

Osasuna ka 25 pikë dhe është në vendin e 11-të.