Futboll

Atletico me fitore të thellë ndaj Valladolidit

Atletico Madrid

Atletico Madridit ka shënuar fitore të thellë ndaj Real Valladolidit me rezultatin 5:0. Ndeshja u luajt të shtunën në mbrëmje dhe i takoi xhiros së 15-të të La Ligas. 

Për 1:0 në minutën e 26-të realizoi mbrojtësi francez, Clement Lenglet. 

Julian Alvarez në minutën e 35-të i dyfishoi shifrat. 

Dy minuta më pas, Rodrigo de Paul shënoi për 3:0. 

Golin e katërt e realizoi Antoine Griezmann në minutën e 52-të kurse për 5:0 në minutën e 92-të shënoi Alexander Sorloth. 

Atletico ka 32 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës. 

Valladolidi është në vendin e fundit në tabelë me nëntë pikë.