Futboll

Atletico Madrid mposht Bilbaon

Atletico Madrid

Atletico Madridi ka mposhtur Athletic Bilbaon të shtunën në xhiron e 33-të në La Liga, rezultat 3:1.

Skuadra e Diego Simeones shënoi e para në minutën e 15-të përmes Rodrigo De Paulit. Rezultati u barazua në fund të pjesës së parë nga Nico Williams.

Në pjesën e dytë Angel Correa dhe një autogol i portierit Unai Simon i ndihmuan Atleticos për fitoren e 20-të këtë edicion.

Atletico Madrid është e katërta në tabelë me 64 pikë. Bilbao ngel e pesta me 58 pikë.