Futboll

Atletico Madrid mbetet pa fitore në minutën e 87-të

Real Sociedad

Real Sociedadi luajti baras në shtëpi me Atletico Madridin, duke arritur që në minutat e fundit të ndeshjes të nxirrte një pikë nëpërmjet një eurogoli.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Julian Alvarez që u realizua në minutën e parë të ndeshjes, duke e kaluar në epërsi Atletico Madridin.

Alvarez realizoi gol pas një aksioni të mirë nga skuadra, duke qëlluar nga distanca.

Golin vendimtar në ndeshje e shënoi Luka Suciq në minutën e 84-të pas një gabimi të mbrojtjes, duke goditur topin nga distanca.

Me këtë rezultat, pas nëntë xhirove Atletico Madridi renditet i treti në tabelë me 17 pikë të tubuara, e Real Sociedadi i 15-ti me 9 nëntë.

Në La Liga, Barcelona renditet e para me 24 pikë, 3 më shumë se Real Madridi që i ka 21.