Futboll

Atletico kthehet te fitorja pas gjashtë ndeshjeve

Atletico Madrid - Sevilla

Skuadra e Atletico Madridit nuk dinte për fitore në gjashtë ndeshjet e kaluara, por të dielën u kthye te fitorja duke e mposhtur Sevillan me shumë vështirësi, 2:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të La Ligas. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Diego Simeone, fitoi ndaj Sevillas fal golit të shënuar në minutën e 93-të. 

Fillimisht Lucien Agoume e kaloi në epërsi Sevillan në minutën e shtatë. 

Julian Alvarez ishte i saktë nga penalltia në minutën e 25-të për 1:1. 

Barios krejt në fund të ndeshjes me asistimin e Marcos Llorentes e realizoi golin e fitores. 

Atletico ka 60 pikë në vendin e tretë. Tri pikë më shumë i ka Real Madridi që është një pozitë më lartë. Barcelona është lidere me 67 pikë. 

Sevilla është në mesin e tabelës me 36 pikë.